Një tjetër pacient i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën paraditen e të enjtes duke e çuar në 49 totalin e atyre që nuk e fituan dot betejën me këtë virus.
66-vjeçari nga Tirana ishte në gjendje të rëndë prej një jave, ai vuante nga diabeti dhe tensioni. Prej dy javësh në shërbimin infektiv vijojnë të rriten rastet e rënda.
?Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar?.
78 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit në disa qytete të vendit.
?Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec?.
Shumica e rasteve të reja sipas epidemiologëve lidhen me fasoneritë dhe bizneset që nuk respektojnë rregullat anti-covid.
Që prej fillimit të epidemisë në vend janë infektuar 2192 persona me koronavirus, prej të cilëve 1250 janë shëruar ndërsa janë ende aktiv 894 persona, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/